Skip to content

SHBA po teston një raketë balistike, është njoftuar edhe Rusia

minuteman raketa reuters9.webp

Ushtria amerikane do të testojë një raketë balistike ndërkontinentale (ICBM) të mërkurën, tha Pentagoni, duke shtuar se e kishte informuar Rusinë paraprakisht.

Një zëdhënës i Pentagonit e përshkroi testin si rutinë dhe tha se ai duhet të tregojë gatishmërinë e ushtrisë amerikane, raporton Reuters.

SHBA kishte planifikuar një test rakete Minuteman III muajin e kaluar, i cili u vonua për të shmangur përshkallëzimin e tensioneve me Pekinin gjatë një shfaqjeje të forcës kineze pranë Tajvanit.

Raketa do të lëshohet nga Baza e Forcave Ajrore Vandenberg në Kaliforni, rreth 100 kilometra në veri të Santa Barbara.

“Qëllimi i programit të testimit është të demonstrojë gatishmërinë e forcave bërthamore të Amerikës dhe të sigurojë besim në sigurinë dhe efektivitetin e parandalimit bërthamor të kombit tonë,” tha gjenerali Pat Ryder.

Forcat Ajrore të SHBA-së thanë në gusht se kishin kryer më shumë se 300 teste të raketave balistike ndërkontinentale, por se “nuk ishte rezultat i ngjarjeve aktuale në botë”.