Kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka falënderuar SHBA-të, pas premtimit për dhënien e 100 milionë dollarë, për të ndihmuar Shqipëria dhe vende të tjera për të luftuar COVID-19.

“Ne nuk jemi vetëm! Faleminderit për miqësinë dhe ndihmën në ditë të vështira!”, shkruan Basha në rrjetet sociale, ndërsa shpërndan mesazhin e ambasadores amerikane .

Më herët, me një shënim në rrjetet sociale, ambasada amerikane sqaroi se kjo ndihmë shkon për ngritjen e kapaciteteve dhe forcimin e infrastrukturës, për luftën ndaj koronavirusit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re