I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, u takua ne Kosovë me presidenten, Vjosa Osmani. Në një konferencë të përbashkët për mediat, zyrtari i lartë deklaroi se pret rezultate pozitive, nga takimi i të shtunës në Ohër, mes kryeministrit, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiç.

 

“Mirëpres takime shumë produktive në Ohër bashkë me presidentin serb dhe kryeministrin e Kosovës. Ne kemi për qëllim të mbështesim plotësisht çdo rezultat që sjell paqen më afër rajonit dhe intensifikon mundësi për Kosovën, Serbinë dhe pjesën tjetër të rajonit që të bëhen anëtare të plota të komuniteti euroatlantik”

 

Sipas Escobar, propozimi europian është një mundësi e mirë për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

 

“Ky propozim evropian i lehtësuar përmes dialogut të BE-së mundëson një mundësi të jashtëzakonshme për paqe dhe të qëndrueshme mes dy vendeve të rëndësishme të rajonit. Si mbështetësi më i madh i Kosovës në botë, ne kemi qëllim që kjo të funksionojë për Kosovën, por jo vetëm për Kosovën por tërë rajonin që të zhbllokohen disa prej atyre burimeve që Ballkani ia siguron vetes por edhe krejt Evropës.

 

Edhe presidentja Vjosa Osmani u shpreh optimiste për bisedimet në Ohër.

 

“Në besojmë që një marrëveshje e drejtë, e qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse ku trajtohemi si dy shtete të barabarta është e vetmja mënyrë për të siguruar paqe afatgjatë, stabilitet dhe prosperitet në rajon. Kosova shkon drejt Ohrit me këtë mendësi si dhe me shpresë për një rezultat pozitiv. Çdo tendencë nga Serbia për ta penguar këtë rezultat përmes kushtëzimeve mund ta dëmtojë pastaj tërësisht procesin e dialogut.Marrveshja do të sjellë integritetetin e Kosovës në institucionet euro-atlantike, do të siguroje integrimin gjithperfshires te komunitetit serb të Kosovës në institucionet e Republikës.

 

I dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor do të takohet edhe me kryeministrin Albin Kurti. Raundi i ri i dialogut, ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, do të mbahet të shtunën në Maqedoni të Veriut, ku do të jenë të pranishëm, i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak dhe ai amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re