Këshilli për Marrëdhënie Islame-Amerikane (CAIR) ka protestuar para Shtëpisë së Bardhë kundër zbatimit të ndalesës së udhëtimit nga presidenti amerikan Donald Trump.
Në protestën e organizuar nga CAIR, një nga organizatat më të shquara civile për mbrojtjen e të drejtave të muslimanëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), morën pjesë qindra persona.
Protestues amerikanë me përkatësi të ndryshme kombëtare theksuan se ndalesat e presidentit Trump synojnë muslimanët.
Ata kërkuan të mos ketë ndalesë ndaj muslimanëve dhe të hiqet dorë nga etiketimi i tyre.
Nga Shtëpia e Bardhë, protestuesit marshuan deri te hoteli i presidentit Trump, “Trump International”.
Ndryshe, vendimi i qeverisë amerikane i marrë më 24 shtator i cili do të “ndalojë udhëtimin” e shtetasve të tetë shteteve fillimisht u ndalua nga Gjykatësi Federal në Hawaii Derrick Watson, kurse më pas edhe nga Gjykatësi Federal në Maryland, Theodore Chuang, shkruan aa. Megjithatë, administrata e Trump ka deklaruar se vendimin në fjalë do ta dërgojë në Gjykatën e Apelit, dhe nëse është e nevojshme edhe në Gjykatën Supreme.//

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re