Në Michigan, në Shtetet e Bashkuara, protesta kundër bllokimit dhe izolimit prej koronavirusit po bëhet gjithnjë e më e dhunshme.

Protestuesit, disa prej tyre të armatosur, këtë herë nuk u ndalën jashtë Kapitolit, por hynë brenda në të dhe i kërkuan guvernatorit të revokojë kufizimet e vendosura për të frenuar pandeminë Covid-19.

Disa deputetë mbanin jelekë antiplumb, nga frika se situata mund të rezultonte në konfrontim të armatosur.

 

Protesta vjen një ditë më pas një vendimi të gjykatës në Michigan sipas të cilës, udhëzimet e izolimit të miratuara nga më 24 mars nuk shkelin të drejtat kushtetuese të banorëve.

Para disa ditësh mijëra demonstrues në Wisconsin u mblodhën në kryeqytetin shtetëror, Madison, për të protestuar kundër urdhrave të guvernatorit për qëndrim në shtëpi dhe zgjatjen e masave kufizuese për parandalimin e COVID-19 deri më 26 maj.

Edhe në Denver, ashtu si dhe në disa shtete të tjera prej disa ditësh kanë nisur protesta kundër masave izoluese dhe bllokuese të ndërmarra nga disa guvernatorë në tentativë për të frenuar përhapjen e mëtejshme të koronavirusit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re