Administrata amerikane ka përcaktuar se princi i kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, ka imunitet ligjor nga padia e ngritur kundër tij për vrasjen e gazetarit saudit Jamal Khashoggi në vitin 2018.

Departamenti Amerikan i Drejtësisë, në një dokument të dorëzuar në Gjykatën e Qarkut të Distriktit të Kolumbias, shkruante se doktrina e imunitetit të krerëve të shteteve bazohet në të drejtën zakonore ndërkombëtare, kështu që i akuzuari bin Salman, si kreu i një shteti të huaj, gëzon imunitet nga juridiksioni i gjykatave amerikane.

Khashoggi u vra dhe u copëtua nga agjentët sauditë në konsullatën saudite në Stamboll në një operacion që zyrtarët e inteligjencës amerikane besonin se ishte urdhëruar nga Princi Mohammed, i cili ka qenë sundimtari de fakto i mbretërisë për disa vite, shkruan Reuters.

Princi mohoi të kishte urdhëruar vrasjen e Khashoggit, por më vonë tha se ai mori përgjegjësinë sepse “ndodhi nën mbikëqyrjen e tij”.

Khashoggi kritikoi politikat e princit të kurorës në rubrikat e Washington Post.

Ai udhëtoi në konsullatën saudite në Stamboll për të marrë letrat që i nevojiteshin për t’u martuar me Hatice Cengiz, një shtetase turke, kujton Reuters.

“Ne menduam se ndoshta drita e drejtësisë mund të vinte nga SHBA-ja, por sërish paratë ishin të parat”, shtoi ajo.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re