Drejtori i Planifikimit të Politikave të Departamentit Amerikan të Shtetit Brian Hook tha se qëllimi i shtypjes ndaj Iranit ishte të ulë të ardhurat e naftës në vend, duke ndryshuar politikën e qeverisë së Teheranit në rajon, përcjell KosovaPost.

Në një konferencë shtypi në Departamentin e Shtetit të SHBA, Hook foli për diskutimet e sanksioneve ndaj naftës iraniane.

Hook theksoi se; ‘Ne duam të “ulim të ardhurat e naftës në Iran”, duke përdorur shprehjen “Strategjia e SHBA-së ndaj Iranit nuk është të ndryshojë regjimi, por të ndryshojë strategjinë e liderëve iranianë në rajon”.

“Qëllimi ynë është të zvogëlojmë shitjet e naftës duke rritur presionin mbi regjimin iranian dhe po përpiqemi të sjellim efektin në fund, por nuk kemi dyshim se ne kemi kapacitet të mjaftueshëm”, tha Hook.

“Mendoj se presioni ndaj Iranit është i rëndësishëm në drejtim të arritjes së objektivave tona të sigurisë kombëtare.Është e rëndësishme të ulemi në tryezë me Indin dhe Turqinë, dhe të flasim për uljen e blerjeve të naftës iraniane”,është shprehur Hook.

Shtetet e Bashkuara thanë se vendet dhe kompanitë aleate kërkonin që importet e naftës nga Irani të përfundojnë më 4 nëntor.

Një delegacion i SHBA pritet të vizitojë vende të ndryshme këtë javë në Lindjen e Mesme për të bërë bisedime mbi zgjidhjen e sanksioneve kundër naftës iraniane.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re