Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Alabama të SHBA-ve ku një një hibrid qen-ujk ka sulmuar për vdekje një foshnje 3-muajshe.

BBC raporton se hibridi i qenit-ujk, mbahej nga familjarët e foshnjës si kafshë shtëpiake. Pas kësaj ngjarje të rëndë ka folur edhe kryebashkiaku Tony Picklesimer, i cili ka konfirmuar vdekjen e foshnjës.

“U konfirmua se një nga fëmijët tanë u vra nga një kafshë dhe nuk iu rezistoi plagëve të marra derisa u dërgua në spital”, tha kryebashkiaku Tony Picklesimer në një deklaratë.

Policia njoftoi se u thirrën në shtëpinë e foshnjës pasi morën një telefonatë për sulm kafshësh. Më pas foshnja u dërgua në spital, ku u shpall i vdekur për shkak të plagëve të marra nga sulmi.

Policia e përshkroi kafshën si një “hibrid ujku” që mbahej nga familja e foshnjës si kafshë shtëpiake teksa thanë se vazhdojnë hetimet në lidhje me rrethanat që çuan në vdekjen e foshnjës.Kryebashkiaku Picklesimer deklaroi për CBS se kishte fëmijë të tjerë brenda shtëpisë në kohën e incidentit.

Por çfarë është një hibrid ujku dhe a janë të ligjshëm për t’u mbajtur si kafshë shtëpiake?

Sipas Qendrës Ndërkombëtare të Ujkut në Minesota, një hibrid ujk-qen është i vogli i një qeni shtëpiak dhe një ujku të çiftëzuar. Ekspertja Narvaez tha se zotërimi i një qeni ujku hibrid si kafshë shtëpiake mund të jetë sfiduese për shkak të sjelljes së tyre komplekse dhe të paparashikueshme.

Ligji federal në SHBA i klasifikon hibridet e ujkut si kafshë shtëpiake, duke e bërë të ligjshme zotërimin e tyre si kafshë shtëpiake.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re