Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo tha se sanksionet e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KSB) kundër Koresë së Veriut duhet të vazhdojnë të zbatohen në mënyrë strikte në mënyrë që çarmatimi bërthamor i gadishullit Korean të jetë i suksesshëm, përcjell KosovaPost.

Pompeo informoi Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për negociatat për çarmatimin bërthamor me Korenë e Veriut.

Pompeo tha se Shtetet anëtare të Këshillit të Sigurimit të OKB-së bien dakord mbi çarmatimin bërthamor të Gadishullit Korean. “Zbatimi i rreptë i sanksioneve ka një rëndësi kritike kur ta arrijmë këtë qëllim”.

Pompeo, i cili akuzoi Korenë e Veriut për furnizimin ilegal të naftës të rafinuar, për të kapërcyer kuotën vjetore dhe shkeljet e sanksioneve të Këshillit të Sigurimit të OKB, argumentoi se Koreja e Veriut furnizonte të paktën 89 herë naftë të rafinuar përmes rrugëve të paligjshme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re