Robert F. Kennedy Jr, nipi i presidentit të vrarë amerikan John F. Kennedy, njoftoi kandidimin e tij për Shtëpinë e Bardhë në vitin 2024.

Kennedy paraqiti dokumentet në Komisionin Federal të Zgjedhjeve për të kandiduar për president nga radhët e demokratëve.

I njohur si një aktivist kundër vaksinave, Kennedy është bërë demokrati i dytë që hyn në garën presidenciale të 2024 duke sfiduar presidentin Joe Biden.

Robert F. Kennedy Jr është djali i ish-prokurorit të përgjithshëm dhe kandidatit presidencial të SHBA-së, Robert F. Kennedy, i cili u vra në vitin 1968 në Los Anxhelos.

Ndërkaq në radhët e republikanëve si kandidatë janë paraqitur ish-presidenti Donald Trump, ish-ambasadorja në OKB Nikki Haley, ish-guvernatori i Arkansasit Asa Hutchinson dhe milioneri Vivek Ramaswamy.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re