Senatori republikan amerikan Ted Cruz tha se arsyeja e qëndrimit “agresiv” të Rusisë ndaj Ukrainës është sjellja “e dobët” e presidentit amerikan Joe Biden.

Senatori i Teksasit Cruz kritikoi Biden-in në fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të Senatit.

Duke e akuzuar presidentin Biden për “dorëzim” përballë presidentit rus Vladimir Putin, Cruz tha: “Tani për tani, në vend që të veprojë fuqishëm dhe të zgjidhë krizën, z.Biden po zgjedh të tërhiqet dhe të tregojë më shumë dobësi dhe lëshime”.

“Putini nuk e bëri një lëvizje të tillë në vitet 2017, 2018, 2019 apo 2020, por pse tani? Çfarë ka ndryshuar? Mendoj se pronari i Zyrës Ovale ka ndryshuar dhe ky person ka treguar dobësi dhe kompromis që kur preku Biblën”, tha Cruz, duke shtuar se qëndrimi “i dobët” i Biden-it çoi në kriza të politikës së jashtme në Afganistan, Iran dhe Tajvan.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re