Kryeministri Edi Rama tha se ka ardhur koha që Bashkimi Evropian duhet të ndryshojë.
Në një panel për procesin e zgjerimit të BE në Konferencën e Mynihut, kreu i qeverisë shqiptare tha se Netflix duhet të bëjë dy seriale, një për BE dhe një për SHBA.
Rama u shpreh se “Procesi bazuar në meritë duhet të jetë vetëm, për një gjë, për të drejtën e votës. Bazuar në meritë nuk mund të kuptojë sjelljen e vendeve në tregun e përbashkëta”- deklaroi kryeministri.
“Ajo çfarë di është se kur e nisëm këtë proces, i kisha të gjitha flokët e zeza dhe mjekrën shumë herë më të shpeshtë. Por, duke qenë një dashamirës mjaft i madh i Netflix, do thoja se pas asaj çfarë kam parë këto dy ditë, nën këtë çati, ishte e jashtëzakonshme dhe për këtë Netflixi mund të bëjë dy seriale, një për BE, një për SHBA.
Ai për BE do të ishte pacienti me 27 mjekë. Ishin 28 meqe ra fjala por njëri u çmend edhe u largua nga spitali. SHBA do të ishte shfaqja me një sherif. Ajo cfarë po ndodh mendoj është një gjë jashtëmase e mirë, së paku sepse unë e shoh nga ajo pjesë e Evropës që nuk është BE, ne jemi E, pa B dhe i shohim gjërat pak ndryshe. Është një gjë shumë e mirë që ka ndodhur sesi Evropa duhet të shkundej në një mënyrë të tillë që të humbte gjumin për ca kohë dhe tani do të shohim ca do të ndodhë nga kjo”, tha Rama.