Një juri në shtetin amerikan të Wisconsin liroi Kyle Rittenhouse nga të gjitha akuzat pasi vrau dy protestues vitin e kaluar dhe plagosi një të tretë.

Është një gjyq që është monitoruar nga afër nga publiku amerikan. Rittenhouse, tani 18 vjeç, shpërtheu në lot teksa u lexua vendimi në sallën e gjyqit të Kenosha, duke përqafuar një nga avokatët e tij.

Ai u përball me mundësinë e burgimit të përjetshëm pasi u akuzua për pesë pika, përfshirë vrasjen me paramendim të shkallës së parë.

Gjykatësi Bruce Schroeder hodhi poshtë akuzën për armëmbajtje pa leje kundër Rittenhouse. Ai akuzohet për posedim të paligjshëm të një pushke AR-15 kur vrau dy burra dhe plagosi një të tretë gjatë një demonstrate Black Lives Matter në Kenosha verën e kaluar.

Demonstratat, ndonjëherë të dhunshme, shpërthyen pasi në oficer policie në Kenosha qëlloi afrikano-amerikanin e paarmatosur Jacob Blake në gusht, duke e lënë atë pjesërisht të paralizuar.

Rittenhouse pretendon se pronarët e bizneseve e ftuan atë në rrugët e Kenoshas, për ta ndihmuar në mbrojtjen e tij, pas një nate me grabitje dhe zjarre. Ai pretendon se ka qëlluar drejt tre burrave në vetëmbrojtje pasi ata iu afruan. Ata që e mbështesin nga i gjithë vendi kanë mbledhur rreth 2 milionë dollarë për lirimin me kusht.

Prokuroria argumentoi se Rittenhouse nuk kishte asnjë arsye për të qenë aty, më shumë se 30 milje nga vendlindja e tij e ne Illinoi. Prokurorët thanë se Rittenhouse ishte në fakt agresori dhe pjesë e një turme hakmarrëse të vendosur për të frikësuar protestuesit në protestat Black Lives Matter.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re