Tornadot dhe stuhitë e mëdha kanë goditur shtetin e Tenesi në ShBA të shtunën mbrëma, duke lënë të vdekur së paktën gjashtë persona dhe të plagosur dhjetëra të tjerë.

Moti ekstrem në disa pjesë të shtetit jugor të Amerikës shkaktoi gjithashtu dëme të konsiderueshme në banesa dhe ndërprerje të energjisë elektrike.

Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë makina të përmbysura në rrugë dhe çati të hequra nga vendi si dhe banesa të shkatërruara plotësisht.

Përpara nisjes së tornadove autoritetet ndezën sirenat për të njoftuar banorët të qëndronin brenda shtëpive të tyre.

Për shkak të dëmeve të mëdha në disa qytete u shpall gjendja e jashtëzakonshme.

Pas stuhisë që zgjati disa orë ekipet e zjarrfikësve kanë dalë në terren për të kërkuar të mbijetuar si dhe për të bërë vlerësimin e dëmeve katastrofike.

/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re