Lajmi se Moska do të dërgojë sistemin e saj të mbrojtjes S-300 në Siri, si shkak i rrëzimit të një avioni të saj atje pak ditë më parë, ka bërë që SHBA të reagojë me mospëlqim.

Administrata Trump e ka quajtur “gabim të madh” këtë vendim të Kremlinit, që ndërrmeret ne emër të përforcimit të sigurisë, siç Moska ka sqaruar.

“Ne mendojmë se ofrimi i S-300 për qeverinë siriane të jetë një përshkallëzim i gjendjes së atjeshme rusëve”, tha Këshilltari për Sigurinë Kombëtare, Xhon Bolton.

Sipas tij, aty ku do instalohen S-300 ka forca amerikane.

Moska ka fajësuar Izraelin për gotitjen e një aeroplani rus në të cilin kishte 15 njerëz.

Ushtria izraelite, nga ana tjetër, njoftoi se sulmi i mbrojtjes ajrore siriane ishte shkaku i rrëzimit të një avioni rus.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re