Shtetet e Bashkuara të Amerikes rikonfirmuan edhe një herë mbeshtwtjen ndaj shqiperisë si një ndër aleatet më të mira ndër vite ne fushën ushtarake dhe jo vetëm.
efekte

E ngarkuara me punë e SHBA në Tiranë,  Leyla Moses Ones tha se forcat shqiptare jane ndwr forcat me profesionale dhe u shpreh optimiste se bashkepunimi I frytshem ushtarak do të vazhdojë mes dy vendeve e se

 

LEYLA MOSES ONES

 

E NGARKUARA ME PUNE E SHBA NE TIRANE

 

“Forcat shqiptare janë disa prej forcave me profesionale me të cilat kanë punuar ndonjeherë forcat tona.  SHBA mbeshtet forcat e armatosura shqiptare sepse kane treguar pafundësisht nder vite se ato jane te pergatitura te gatshme dhe  te afta te luftojnë krah per krah me trupat amerikane dhe  të NATOS       kudo, ne cdo kohe ne cfaredo kushtetsh dhe pa paralajmerim.”

 

Ndërkohë ministrja Xhacka pohoi se forcat e armatosura janë modernizuar falë angazhimit maksimal edhe nga SHBA.

 

 

OLTA XHAÇKA

MINISTRE E MBROJTJES

 

“ Nese sot bashkëpunimi dhe marrëdhëniet ushtarake mes vendeve tona dhe forcave te armatosura janë më të forta se kurrë, kjo i dedikohet në një masë te madhe edhe angazhimit të palodhur të dy miqve  aq të mirë të shqipërisë dhe shiqptareve.  Këto certifikata janë një mënyrë vërtet shumë modeste për tu shprehur atyre mirënjohjen me gtë thelle, më të  sinqertë për ndihmë.  Dhe mbështetjen që SHBA i kanë dhënë forcave të armatosura shqiptare gjatë këtyre 30 viteve.”

 

Ministrja e Mbrojtjes nderoi me Medaljen e Mirënjohjes Zyren e Atasheut Ushtarak të SHBA në Tiranë, si falenderim për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re