Ambasada Amerikane në Tiranë apelon që punonjësit e Policisë së Shtetit apo Policisë Gjyqësore për të aplikuar në garën për drejtimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH).

 

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Ambasada shkruan se Shqipëria është në hapat e fundit të zbatimit të reformës në drejtësi ndaj duhet të beheni pjesë.

 

“Jeni prokuror, punonjës i Policisë së Shtetit apo Policisë Gjyqësore, i gatshëm për të luftuar për drejtësinë që çdo shqiptar meriton? Jeni person me integritet, përvojë profesionale dhe një sërë aftësish të nevojshme për të drejtuar dhe frymëzuar një grup prej rreth 60 hetuesish të Byrosë Kombëtare të Hetimit? Nëse mendoni se përmbushni kriteret për të drejtuar një institucion të rëndësishëm të programit kundër korrupsionit në Shqipëri, aplikoni për pozicionin e Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH). Shqipëria është në hapat e fundit të zbatimit të reformës në drejtësi. Bëhu pjesë e historisë, apliko tani: https://bkh.al/aplikim/”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re