Skip to content

SHBA, shteti Alaska goditet nga një tërmet 8,2 ballë

Alaska 0

Qendra amerikane për hulumtime gjeologjike (USGS) njoftoi se në shtetin Alaska ka ndodhur një tërmet me magnitudë prej 8,2 ballësh.

Epiqendra e tërmetit të ndodhur në thellësi prej rreth 47 kilometra, është 91 kilometra në ujërat e Perryville.

Pas tërmetit 8,2 ballësh u dha paralajmërim për cunami.

Gjithashtu pas tërmetit të fuqishëm janë raportuar edhe “aftershok” me magnitudë 6,2 dhe 5,6.