Ambasada amerikane në Tiranë ka njoftuar se një ekspert I fatkeqësive natyrore nga USAID ka mbërritur në Shqipëri për të ndihmuar në vlerësimin e dëmeve dhe identifikimin e nevojave prioritare për ndihmë humanitare.

 

Në një postim në Facebook, ambasada amerikane thekson se qeveria e SHBA po vazhdon të mbështesë ndihmat humanitare në Shqipëri me qëllim sigurimin e atikujve jetikë për qytetarët e prekur nga tërmeti.

 

“Qeveria e Shteteve të Bashkuara po vazhdon të mbështesë ndihmat humanitare në Shqipëri. USAID po bashkëpunon me Kryqin e Kuq Shqiptar për të siguruar rezerva emergjence për njerëzit e prekur nga tërmeti. Me financim të USAID, Kryqi i Kuq po shpërndan artikuj jetikë humanitarë, si batanije dhe paketa higjenike, në vendet e prekura më shumë. Zyra për Ndihmë të Jashtme në raste Fatkeqësish e USAID ka sjellë gjithashtu edhe një ekspert farkeqësish natyrore në Shqipëri, për të ndihmuar në vlerësimin e dëmeve dhe identifikimin e nevojave prioritare për ndihmë humanitare.”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko