Zëvendës ndihmës sekretari i Zyrës për Çështjet Euroaziatike, Mattheë A. Palmer, tha se Shtetet e Bashkuara kanë mbetur të zhgënjyera nga vendimi i Bashkimit Europian për të mos nisur konferencën e parë ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Nga Forumi i Prespës për Dialog, diplomati amerikan tha se BE gjithashtu duhet të mbajë premtimin për liberalizimin e vizave për Kosovën.

“Për të realizuar potencialin e plotë të këtij rajoni, liderët duhet të bëjmë më tepër se premtime, duhet të marrin masa dhe të zgjidhin çështjet politike brenda dhe jashtë vendit, të fuqizojnë demokracitë multietnike dhe sistemet e drejtësisë dhe të lëvizin drejt të ardhmes.

Është jetike që BE të mbështesë rajonin dhe të miratojë liberalizimin e vizave për Kosovën. Jemi të zhgënjyer nga vendimi për të mos nisur negociatat, sepse këto shtyrje kanë penguar përparimin e synimeve tona në rajon, jo vetëm normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, por më shumë se kaq”, tha Palmer në fjalën e tij.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re