Një pjesë e refugjatëve afganë të cilër janë strehuar në Shëngjin, janë ngritur në protestë, pasi një nga 5 organizatat që financon qëndrimin e tyre në Shqipëri, nuk paguan detyrimet e hotelit ku qëndrojnë që prej muajit Janar.

Në këto kushte afganët kërkojnë që të gjendet zgjidhje, pasi mund të ngelin mes 4 rrugëve. Ata shprehen se nuk kanë pasur asnjë pakënaqësi me qëndrimin e tyre në Shqipëri por tashmë është i nevojshëm një reagim nga pala amerikane për sistemimin e tyre. Vetëm një pjesë e afganëve që mbërritën në Shqipëri, janë larguar tashmë drejt SHBA-ve.

Administratori i resortit ku janë të vendosur afganët Bledar Shima thotë se deri tani nuk është gjetur asnjë zgjidhje në lidhje me problematikën dhe se është kërkuar ndërhyrja e qeverisë shqiptare për zbatueshmeërinë e kontratës.

Prej muajit shtator të vitit 2021 në zonën turistike të Shëngjinit janë akomoduar 2 mije shtetas afgan të cilët u larguan nga vendi tyre pas ardhjes në pushtet të talebanëve.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re