Përderisa Turqia është duke upërgatitur për një operacion ushtarak kundër elementeve të organizatësterroriste YPG/PKK në pjesën lindore të lumit Eufrat në Siri, administrata eShteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), kërcënoi opozitarët ushtarak dhepolitik sirianë që të mos marrin pjesë në operacion.

Administrata amerikane, menjëherë
pas deklaratës së Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, për fillimin e
një operacioni ushtarak kundrejt YPG/PKK-së që mbanë nën pushtim një territor
prej dhjetëra mijëra kilometra në lindje të Eufratit, ka rritur punimet për të
parandaluar këtë.

Përveç Presidentit të SHBA-ve,
Donald Trump, edhe zyrtarët e lartë amerikanë, përfshirë edhe ata ushtarak,
kanë biseduar me homologët e tyre në Ankara duke dhënë mesazhe se janë “të
shqetësuar”, ndërkaq diplomacia dhe inteligjenca amerikane filloi të
kërcënojë opozitarët sirianë.

Zyrtarët amerikanë, në mesazhet e
tyre me përmbajtje kërcënuese drejtuar grupeve të Ushtrisë së Lirë Siriane dhe
organizimit çati të opozitës, Koalicionit Kombëtar të Forcave Revolucionare të
Sirisë (SMDK), kërkuan që të mos marrin pjesë në operacionin ushtarak që do ta
zhvillojë Turqia.

Në mesazh u pretendua se elementet
që do të marrin pjesë në operacion në mënyrë të drejtpërdrejt do të përballen
me ushtrinë amerikane.

“Pjesëmarrja e çdo lloji i
Ushtrisë së Lirë Siriane ose SMDK (në operacion) do të thotë sulm kundrejt SHBA
dhe Forcave të Koalicionit dhe kjo do të shkaktojë një përleshje të
drejtpërdrejtë me Forcat e Koalicionit si dhe me SHBA-të. Forcat amerikane dhe
SDF (YPG/PKK) janë në gjendje të ndërthurur. Për këtë arsye nuk është e
mundshme që të sulmohet SDF-ja pa marrë në shënjestër Forcat e Koalicionit dhe
forcat amerikane”, thuhet në mesazh.

Zyrtarët amerikanë duke e çuar edhe
më tej mesazhin kërcënues thanë se “Duhet të qëndroni larg derisa kacafyten
elefantët”.

Zona prej rreth 45 mijë kilometra
katror që gjendet mes lumit Eufrat në verilindje të Sirisë dhe kufirit irakian,
është nën pushtimin e organizatës terroriste YPG/PKK.

YPG/PKK, e cila që nga viti 2014
është përhapur në lindje të Eufratit me ndihmën e ushtarëve amerikanë, këtu
posedon rreth 15 mijë terroristë të armatosur.

Zonat më të mëdha të banimit në
lindje të lumit Eufrat janë, qyteza Aynul Arab i Halepit, Tel-Abyad dhe Tabka i
Rakka-s, Kamishli, Amude dhe Rasulayn i Haseke, si dhe pjesët veriore të Deyr-u
Zorit.

Pjesa prej 70 për qind e banorëve ku
YPG/PKK ka kapluar në linjën kufitare prej 480 kilometra mes Turqisë dhe
Sirisë, përbëhet nga arabët.

Organizata terroriste, e cila ka
marrë nën kontroll një të tretat e tokave të Sirisë, shkaktoi një migrim të
detyruar rreth 1,7 milion njerëz, në mesin e të cilëve edhe asirianë, kurdë dhe
turkmenë. Kjo organizatë parandaloi ata që të kthehen në vendet e tyre edhe pas
përleshjeve me DEASH-in.

YPG/PKK gjithashtu morri nën
kontroll rezervuarët më të mëdha të naftës dhe gazit natyror në vend. 60 për
qind e tokës bujqësore, burimet më të mëdha të ujit dhe 3 diga që plotësojnë 70
për qind të nevojës për energji elektrike të vendit janë gjithashtu nën kontrollin
e organizatës terroriste.

Departamenti i amerikan i Mbrojtjes
kishte njoftuar se për të siguruar kontroll të përhershëm në lindje të Eufratit
do të formojë një fuqi prej 35-40 mijë personash.

Ndërsa Turqia e kundërshton këtë
plan të SHBA-ve që domethënë YPG/PKK të shndërrohet në një ushtri e rregullt.
(AA)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re