Komanda e ushtrisë amerikane për Lindjen e Mesme njoftoi se forcat amerikane dhe aleatët rrëzuan të paktën 28 ​​dronë mbi Detin e Kuq në orët e para të së shtunës.

“Asnjë anije e marinës apo e koalicionit amerikan nuk u dëmtua në sulm dhe gjithashtu nuk pati raportime për dëme nga anijet tregtare”, tha CENTCOM.

Më herët sot, Komanda e ushtrisë amerikane tha se ushtria po i përgjigjej një sulmi në shkallë të gjerë ndaj anijeve në Detin e Kuq dhe Gjirin e Adenit që.

“UAV-të synonin të përbënin një kërcënim të menjëhershëm për anijet tregtare, marinën amerikane dhe anijet e koalicionit në zone”, tha selia ushtarake amerikane në një deklaratë.

Më herët gjatë ditës së sotme, Sekretari britanik i Mbrojtjes, Grant Shapps, njoftoi se një anije e marinës britanike kishte rrëzuar dy dronë sulmues të nisur nga rebelët Houthi të Jemenit.//

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re