Agresioni i Rusisë në Ukrainë vë në pah urgjencën dhe rëndësinë e punës së Uashingtonit për të ndihmuar shtetet e Ballkanit Perëndimor që të arrijnë aspiratat e tyre për integrim evropian dhe anëtarësim në institucionet euroatlantike.

 

Kështu u shpreh një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit për Radion Evropa e Lirë teksa iu përgjigj pyetjes nëse Shtetet e Bashkuara ndajnë shqetësimin me Bashkimin Evropian sa i përket një deklarate të bërë nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i cili ka thënë se Moska dëshiron të nxisë konflikt në Ballkanin Perëndimor.

 

“Shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe të gjitha shtetet në Evropë, kanë një interes të madh në rezultatin e luftës së Rusisë ne Ukrainë, luftë që kërcënon themelet e rendit dhe sigurisë ndërkombëtare. Prandaj, është thelbësore që ne të vazhdojmë të qëndrojmë së bashku përballë agresionit të Rusisë.”

 

Departamenti i shtetit deklaroi se Uashingtoni po punon me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe me partnerët evropianë, që të avancohet ne sundimin e ligjit dhe të kryen reformat kundër korrupsionit.

 

“Sanksionet e shpallura nga Departamenti i Shtetit dhe i Thesarit të enjten synojnë pikërisht këtë te godasin ndërlidhjen e ndikimit malinj rus dhe korrupsionit. Që të dyja këto pengojnë përpjekjet e rajonit për të lëvizur drejt anëtarësimit në BE dhe drejt një të ardhme më prosperuese.”

 

Presidenti i Ukrainës Volodimir Zelensky u shpreh se ai ka prova të synimeve të Moskës për të nisur një luftë ne Ballkanin Perëndimor. Qëndrimit të tij iu bashkua edhe  Bashkimi Europian. Zëdhënës i unionit, Peter Stano, deklaroi se Brukseli vazhdimit ka paralajmëruar se Rusia po bën përpjekje për të ushtruar ndikim malinj në Ballkanin Perëndimor.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re