Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, u takua sot me presidenten Vjosa Osmani, për të diskutuar situatën në veri të Kosovës.

 

Pas bisedës, diplomati amerikan përsëriti qëndrimin e SHBA për shmangien e veprimeve që nxisin dhunën.

 

JEFF HOVENIER

AMBSADOR I SHBA NË PRISHTINE

 

“Folëm për situatën në veri të vendit, shqetësimet dhe nevojën për të deeskaluar situatën. Më herët thirrëm në takim kryetarët e komunave veriore, zubin potok dhe zvecan na u bashkuan .Përsëris qëndrimin e SHBA i cili është i qartë. Është e rëndësishme të shmangen rrethanat që nxisin dhunën.”

 

Më herët, ambasadori Hovenier thirri në takim të katërt kryetarët e komunave, por ftesës së tij iu përgjigjën vetëm dy prej tyre, kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri dhe ai i Zveçanit, Ilir Peci.

 

“Diskutuam me kryetarët e komunave se si ata duhet të përmbushin detyrat në një mënyrë që tregon intersëin e tyre për të qënë të gatshëm për tju shërbyer të gjithë qytetarëve. Që për momentin nënkupton mos futjen në komuna përmes përdorimit të forcës.”

 

Edhe raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, i bëri thirrje autoriteteve kosovare që të tërheqin forcat speciale dhe të ulen në negociata.

 

VIOLA VON CRAMON

RAPORTUESE E KOSOVES NE PE

“Kryetarët janë zgjedhur në mënyrë ligjore por kjo nuk do të thotë se ata kanë legjitimitetin për të hyrë në këto objekte me forcë. Dialogu brenda Kosovës është e vetmja mënyrë për të dalë nga kjo gjendje dhe kjo është arsyeja pse unë u bëj thirrje autoriteteve kosovare që të mendojnë për të marrë masa për ndërtimin e besimit.”

 

Që prej të premtes, e gjithë bashkësia ndërkombëtare ka shprehur shqetësimin për veprimet e Qeverisë së Kosovës, të cilës i ka kërkuar që të mos ndërmarrë hapa të njëanshëm dhe destabilizues.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re