Një oficer policor është vrarë dhe ty të tjerë kanë mbetur të lënduar mbrëmjen e së martës nga të shtënat me armë zjarri që vinin nga brendësia e një shtëpie në Missouri të SHBA-së.

I dyshuari është gjetur i vdekur brenda shtëpisë.

Policia fillimisht mori një thirrje urgjente ku dëgjoheshin dy vajza duke kërkuar ndihmë, pastaj policia shkoi në vendin e ngjarjes për të ndërhyrë në këtë rast, mirëpo i dyshuari duke shtënë nga brenda shtëpisë, arriti që ta lë një polic të vdekur dhe dy të tjerë të lënduar.

Dy oficerët e lënduar ende janë të pa identifikuar dhe janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Njëri vuan nga lëndime të lehta, kurse tjetri nga lëndime relativisht të rënda.

Së paku 18 oficerë policor kanë vdekur në detyrë këtë vit në SHBA. Së paku 14 nga vdekjet janë shkaktuar nga armët e zjarrit.s.n

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re