SHBA u ka lëshuar një thirrje autoriteteve gjermane që të dërgojnë trupa në Sirinë e shkatërruar nga lufta.
“Ne presim që ushtria gjermane të zëvendësojë disa nga forcat amerikane në Siri veriore”, tha i dërguari i posaçëm i SHBA për Sirinë, James Jeffrey.
Jeffrey tha në një intervistë për gazetën “Welt am Sonntag”, se Gjermania tashmë është duke marrë pjesë në mënyrë aktive në procesin politik për të zgjidhur krizën në Siri, si dhe në luftën kundër ISIS-it, duke shtuar se Uashingtoni pret nga Berlini dhe mbështetje të veçantë në aspektin ushtarak.
Ai tha se SHBA po kërkon partnerë në luftën kundër ISIS-it, e cilasi pas tij do të intensifikojë vullnetarisht aktivitetet ushtarake dhe se Gjermania është pikërisht vendi nga i cili pritet diçka e tillë.
“Nuk duhet të jetë prioritet i dërgimit të njësive luftarake. ISIS mund të mposhtet më efektivisht në bashkëpunim me forcat lokale në Siri. Megjithatë, ndihma e huaj është e nevojshme kur bëhet fjalë për operacionet ajrore, logjistikën dhe trajnimin”, tha Jeffrey.