Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë I ka bërë thirrje protestuesve që të evitojnë dhunën në protestën e kësaj të enjteje.

 

Në një reagim në “Facebook”, ambasada I ka bërë apel edhe qeverisë dhe forcave të sigurisë që të tregohen të përmbajtur.

 

“Shtetet e Bashkuara nxisin të gjithë pjesmarrësit në protestën e sotme që të ushtrojnë paqësisht të drejtën e tyre për t’u mbledhur dhe të refuzojnë dhunën, si dhe iu bëjnë thirrje qeverisë dhe forcave të sigurisë që të tregohen të përmbajtur.”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re