Siç është paralajmëruar prej javësh, administrata Trump po u jep fund të gjitha fondeve për palestinezët, të cilat kalonin nga agjensia e OKB-së për refugjatët palestinezë UNRËA, ose ndryshe Agjencinë e Ndihmës dhe Punës së Kombeve të Bashkuara.

Administrata amerikane ka “shqyrtuar me kujdes” çështjen dhe “nuk do të japë kontribute shtesë për UNRËA-n”, ha zëdhënësja Heather Nauert, e cila e përshkroi atë si “me defekte dhe të parregullt” në punën e saj.

Por për udhëheqjen palestineze, ky është një sulm hakmarrës ndaj faktit se nuk po pranohet Jerusalemi si kryeqytet izraelit, një lëvizje amerikane e kundërshtuar fuqishëm edhe nga faktori ndërkombëtar. Një zëdhënës i presidentit palestinez Mahmoud Abbas, tha se masa ishte një “sulm” kundër popullit të tij.

“Një dënim i tillë nuk do të ketë sukses në ndryshimin e faktit se Shtetet e Bashkuara nuk kanë më një rol në rajon dhe se nuk janë pjesë e zgjidhjes”, tha Nabil Abu Rudeina për agjencinë e lajmeve Reuters.

Ndërsa një zëdhënës për UNRËA-n, Chris Gunness, mbrojti agjencinë nga akuzat.

“Ne hedhim poshtë kritikat që shkollat, qendrat shëndetësore dhe programet e asistencës emergjente të UNRËA-s na qenkan me defekte”, tha zëdhënësi.

Nga ana tjetër, aministrata Trump ka pretenduar se nëse palestinezët njohin Izraelin, atëherë do të kenë prosperitet ekonomik.     

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re