Shteti i Misurit kreu dënimin e parë me vdekje në SHBA për një person transgjinor : është Amber McLaughlin , e dënuar në vitin 2003 për vrasjen e ish-të dashurës.

 

49-vjeçares iu dha injeksioni vdekjeprurës. Ai kishte kërkuar mëshirë nga guvernatori, por vendimi nuk ndryshoi.

 

Avokatët mbrojtës i kishin paraqitur një kërkesë për falje ekzekutive guvernatorit të Misurit, Mike Parson, duke i kërkuar atij që ta ndryshonte dënimin me burgim të përjetshëm edhe për shkak se dënimi me vdekje ishte vendosur ndaj saj nga një gjyqtar i vetëm në kontenë e St.Luis, perkundrejt nje vendimi te padhene nga ana e   jurisë.

 

Misuri është një nga dy shtetet e vetme amerikane, së bashku me Indianën, që u lejon gjyqtarëve të gjyqit të shqiptojnë dënime me vdekje në rast të një jurie të bllokuar dhe pa vendim.

 

Kërkesa për falje u fokusua në disa elementë, duke përfshirë problemet traumatike të fëmijërisë dhe shëndetit mendor të McLaughlin, të shkaktuara nga një sërë abuzimesh që e çuan atë të vuante nga depresioni dhe të tentonte disa herë vetëvrasjen.

 

Në vitin 2003, McLaughin u angazhua në një lidhje me 45-vjeçaren Beverly Guenther: pas muajsh torturimi të gruas, ajo e goditi me thikë dhe e fshehu trupin. /Tgcom

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re