Skip to content

SHBA vendos një nëndetëse bërthamore në Lindjen e Mesme

ff479f6b 26b6 4f76 b3fe cd5b13c2150f

SHBA shton arsenalin e saj ushtarak në Mesdhe si një pengesë kundër zgjerimit të konfliktit midis Hamasit dhe Izraelit:

 

Komanda qendrore e ushtrisë amerikane njoftoi në X se një nëndetëse bërthamore e klasit Ohio është vendosur në zonën e saj të përgjegjësisë. e cila shtrihet nga Afrika verilindore përmes Lindjes së Mesme në Azinë qendrore dhe jugore.

 

Mesazhi vjen dy ditë pasi Marina e SHBA njoftoi se dy grupe sulmuese – Gerald Ford dhe Dwight Eisenhower – lëshuan avionë dhe praktikuan mbrojtjen raketore gjatë një stërvitjeje tre-ditore në Mesdhe./tgcom