Ambasada e Shba mbështet opinionin ligjor te dhënë pak ditë më parë nga OPDAT dhe EURALIUS për prokurorin e përgjithshëm. Nëpërmjet një njoftimi për mediat, ambasadori Donald Lu shprehet se kushtetuta dhe ligji për prokurorinë janë të qarta dhe për pasojë kuvendi duhet vetëm të zbatojë ligjin.
 
Më kete deklarate, ambasada e Shba në Tiranë rreshtohet pro qëndrimit për mbarimin e mandatit 5-vjecar të prokurorit të përgjithshëm Adriatik Llalla duke qënë në një linjë me OPDAT dhe EURALIUS dhënë pak kohë më parë për nisjen e procedurave për zgjedhjen e prokurorit të ri të përgjithshëm.
 
Qëndrimi I ambasades se Shba vjen në një kohë që Rama I dërgoi një leter kreut të opozitës për të zhvilluar negociata mbi zgjedhjen e kryeprokurorit të ri. Nga ana tjeter Pd këmbëngul se nisma e mazhorancës për zgjedhjen e prokurorit të ri është antikushtetuese

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re