Administrata e presidentit amerikan Donald Trump ka njoftuar për “zbutje të konsiderueshme të kufizimeve” ndaj kompanive amerikane që blejnë produktet e Huawei, duke thënë se ndalimi do të zbatohet vetëm për produktet që kanë të bëjnë me sigurinë kombëtare.

Ky veprim shënon një fitore të madhe për kompanitë e teknologjisë që kanë lobuar shumë për të vazhduar shitjen tek Huawei.

Sekretari i Tregtisë, Wilbur Ross, tha se Uashingtoni do të lëshoj licenca për kompanitë që t’i shesin prodhimet e tyre tek krijuesit e pajisjeve të telekomit kinez, por sërish, nën kushte të caktuara.

Por ai sqaroi se Huawei nuk do të hiqej nga të ashtuquajturat “listë e njësive”, dhe se kompanitë do të vazhdojnë të aplikojnë për licencë.

Dy javë më parë, Trump njoftoi një armëpushim në luftën tregtare mes dy vendeve, pas një takimi me presidentin kinez Xi Jinping në kornizat e samitit të G20 në Osaka. Si pjesë e këtij njoftimi, ai tha se kompanitë amerikane do të lejohen të shesin në Huawei, por nuk tha se si do të ndodhte kjo.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re