Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) zhvilluan një stërvitje në Gadishullin Korean, duke përfshirë avionë luftarakë të ngritur nga baza e Paqësorit.
Një zyrtar ushtarak i Koresë së Jugut në një deklaratë është shprehur se 2 avionë bombardues të tipit B-1B të SHBA-ve që u ngritën nga ishulli Guam dhe dy avionë F-16 të Koresë së Jugut zhvilluan stërvitje në një rajon në jug të Koresë së Jugut.
Ndërsa agjencia zyrtare e lajmeve e Koresë së Veriut, KCNA, duke theksuar se Koreja e Veriut ka dënuar stërvitjen, ka vënë në dukje pretendimin se SHBA-ja po kërkon rrugët “për një luftë nukleare.”
Ndërkohë në anën tjetër pritet që presidenti amerikan, Donald Trump, gjatë datave 5-14 nëntor të zhvillojë një turne vizitash në Azi ku pritet të vizitojë Japoninë, Korenë e Jugut, Kinën, Vietnamin dhe Filipinet. aa

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re