Skip to content

SHÇBA me “dorë të hekurt”, procedohet shefi i komisariatit Përmet, ish-shefi i krimeve dhe efektivë të policisë, dyshohet se janë të implikuar në një parcelë me kanabis (EMRAT)

SHÇBA po vepron me “dorë të hekurt” në qarkun e Gjirokastrës.

Burime të “Fax News” bëjnë me dije se në policinë e Përmetit procedohet penalisht shefi i komisariatit, Petrit Gjokaza, ish-shefi i krimeve Shpetim Makashi dhe specialistë policie të zonës.

Burimet bëjnë me dije se funksionarët e lartë të policisë dyshohet se janë të implikuar në kultivimin e një parcele me kanabis të evidentuar nga SHÇBA gjatë muajit shtator.

/faxweb