Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesat ka dalë me një sqarim për pamjet filmike të publikuara në rrjetet sociale e disa media online ku shfaqen disa punonjës të këtij diksateri që shkarkojnë disa pako me ndihma.

Për këtë lajm të publikuar SHÇBA sqaron se pakot me ndihma janë prova materiale të sekuestruara në operacionin e datës 28.11.2019, ku u arrestuan në flagrancë 2 punonjës policie, 1 punonjës i Shërbimit Zjarrfikës, si edhe u proceduan penalisht 2 shtetase për veprat penale të “Mashtrimit” dhe “Shpërdorimit të detyrës”. Ky sqarim shoqërohet me dokumentet përkatëse dhe se rasti është referuar në prokurori.

SHÇBA u bën apel mediave të kontaktojne per te marre informacion zyrtar per lajme qe lidhen me Sherbimin, per te shmangur dizinformimin e qellimshem te publikut.

Njoftimi i plotë:

Lidhur me pamjet filmike të publikuara në rrjete sociale e më pas në disa media online, ku shfaqen punonjës të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) që shkarkojnë disa pako, sqarojmë se:

Pakot me ndihma janë prova materiale të sekuestruara në operacionin e datës 28.11.2019, ku u arrestuan në flagrancë 2 punonjës policie, 1 punonjës i Shërbimit Zjarrfikës, si edhe u proceduan penalisht 2 shtetase për veprat penale të “Mashtrimit” dhe “Shpërdorimit të detyrës”.

Procedimi i shtetasve të mësipërm u krye pas hetimeve të zhvilluara në lidhje me publikimin e një video në media, ku shfaqeshin pamje të transportimit e përvetësimit të një sasie të konsiderueshme pakosh ushqimore (të sekuestruara në cilësinë e provës materiale) të destinuara për banorët e prekur nga situata e tërmetit.

Me urdher te Prokurorise, të gjitha provat materiale të sekuestruara gjatë këtij operacioni janë magazinuar pranë magazinës së Drejtorisë së Përgjithshme të SHÇBA-së, ku është mbajtur proces-verbali përkatës.

Drejtoria e Pergjithshme e SHÇBA, e cila po heton rastin konkret i ka zyrat në godinën e Ministrisë së Brendshme.

SHÇBA apelon mediat të kontaktojne per te marre informacion zyrtar per lajme qe lidhen me Sherbimin, per te shmangur dizinformimin e qellimshem te publikut.

SHÇBA fton qytetarët dhe mediat te denoncojne çdo rast abuzimi, duke vene ne dispozicion numrin falas 0800 90 90.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re