Në një bisedë telefonike, shefat e diplomacisë turke dhe ruse kanë diskutuar zhvillimet e fundit në luftën ruso-ukranase.

Sipas burimeve diplomatike turke, gjatë bisedës midis ministrit turk, Mevlüt Çavuşoğlu dhe ministrit rus, Sergey Lavrov, ata diskutuan për luftën e vazhdueshme që filloi me ofensivën ruse më 24 shkurt.

Sot më herët, Çavuşoğlu foli në telefon edhe me homologun e tij ukrainas, Dmytro Kuleba, për të diskutuar situatën e fundit në luftë dhe për t’i treguar atij për përpjekjet e Turqisë për të rivendosur paqen.

Javën e kaluar, në një takim të paprecedentë, Çavuşoğlu mblodhi së bashku në qytetin turk Antalya shefat e diplomacisë ruse dhe ukrainase për të diskutuar paqen.

Lufta Rusi-Ukrainë, që filloi më 24 shkurt, ka tërhequr dënimin ndërkombëtar duke çuar edhe në sanksione financiare ndaj Moskës. Kjo luftë po ashtu ka nxitur një eksod të kompanive globale nga Rusia.

Sipas Kombeve të Bashkuara (OKB), të paktën 596 civilë janë vrarë dhe rreth 1.100 të tjerë janë plagosur që fillimi i luftës në Ukrainë, por thuhet se është e vështirë të merren shifra të sakta mes mjegullës së luftës.

Sipas Agjencisë së OKB-së për Refugjatë (UNHCR), rreth 2.8 milionë ukrainas kanë ikur në vendet fqinje.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re