Ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar dhe sekretari amerikan i mbrojtjes, Lloyd Austin, mbrëmë në një bisedë telefonike kanë diskutuar çështjet dypalëshe dhe rajonale të mbrojtjes dhe sigurisë.
Ministrisë e Mbrojtjes Kombëtare e Turqisë njoftoi se në bisedën telefonike Akar theksoi se Turqia dhe SHBA-ja janë aleatë të rëndësishëm.
Duke iu referuar operacioneve ndërkufitare të Türkiyes në veri të Irakut dhe Sirisë, Akar tha se operacionet kundër terrorizmit po kryhen në përputhje me të drejtën e vetëmbrojtjes sipas nenit 51 të Kartës së Kombeve të Bashkuara (OKB) për të garantuar sigurinë e kombit turk dhe kufijve të tij.
Ai gjithashtu theksoi se objektivi i vetëm në operacione ishin terroristët dhe se Turqia kurrë nuk synon forcat e koalicionit apo civilët.
“Bashkëpunimi dhe solidariteti në luftën kundër terrorizmit do të kontribuojnë në paqen dhe sigurinë rajonale dhe globale”, tha Akar, duke theksuar se në këtë kontekst Turqia është e gatshme për bashkëpunim kundër DEASH-it dhe të gjitha organizatave të tjera terroriste.
Së fundmi, Turqia nisi operacionin “Kthetra-Shpata” në veri të Irakut dhe Sirisë, një fushatë ajrore ndërkufitare kundër grupit terrorist PKK/YPG, i cili ka ngritur strehimoret e saj të paligjshme përgjatë kufirit të Irakut dhe Sirisë, ku planifikojnë dhe ndonjëherë kryejnë sulme në territorin e Türkiyes.
Pas nisjes së operacionit ajror më 20 nëntor, presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, kishte sinjalizuar gjithashtu një operacion tokësor në veri të Irakut dhe Sirisë për të eliminuar kërcënimin terrorist.
Në fushatën e saj terroriste më shumë se 35-vjeçare kundër Turqisë, PKK-ja e listuar si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe Bashkimi Evropian (BE), ka qenë përgjegjëse për vdekjen e më shumë se 40 mijë njerëzve, duke përfshirë gra, fëmijë dhe foshnje. YPG-ja është dega siriane e grupit terrorist.
Burimi: SA