Në një takim sot në Moskë, ministrat e Mbrojtjes së Turqisë, Rusisë dhe Sirisë ranë dakord të vazhdojnë takimet trepalëshe për të garantuar stabilitetin në Siri dhe në rajonin më të gjerë.

Në takim, të mbajtur në një “atmosferë konstruktive”, u ra dakord që të vazhdohet “formati i takimeve trepalëshe për të siguruar dhe ruajtur stabilitetin në Siri dhe rajonin në tërësi”, njoftoi Ministria turke e Mbrojtjes.

Në shoqëri të shefave të inteligjencës, ministri turk i Mbrojtjes Hulusi Akar, homologu i tij rus Sergei Shoygu dhe homologu sirian Ali Mahmoud Abbas u takuan për të diskutuar “krizën siriane, çështjen e refugjatëve dhe përpjekjet e përbashkëta për të luftuar kundër të gjitha grupeve terroriste në Siri”.

Akar dhe Hakan Fidan, kreu i Agjencisë Kombëtare të Inteligjencës të Turqisë (MIT), u nisën për në Rusi sot për takime në kryeqytetin Moskë.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re