Kreu i agjencisë bërthamore të Kombeve të Bashkuar, Mariano Grossi do të vizitojë Rusinë. Të mërkurën. Kjo vizitë e tij ka në fokus garantimin e mbrojtjes së centralit centralit bërthamor në Zaporizhzhia.

 

“Drejtori i Përgjithshëm i IAEA Rafael Mariano Grossi do të vizitojë Kaliningradin të mërkurën si pjesë e konsultimeve të tij të vazhdueshme që synojnë të garantojnë mbrojtjen e centralit bërthamor të Zaporizhzhia të Ukrainës gjatë konfliktit ushtarak”, tha zëdhënësi të hënën.

 

Centrali është pushtuar nga forcat ruse që nga marsi i vitit të kaluar dhe tani drejtohet nga agjencia ruse atomike, Rosatom.

 

Situata në centralin bërthamor nuk është përmirësuar, sipas shefit të IAEA, i cili vizitoi objektin javën e kaluar dhe përmendi rritjen e aktivitetit ushtarak në zonë.

 

Grossi gjatë vizitës tha se ai po përpiqej të formulonte propozime realiste, të zbatueshme që do të ishin të pranueshme për të dyja palët.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re