Drejtori i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës Amerikane (CIA) Mike Pompeo deklaroi se Kina, në raport me Rusinë, paraqet një kërcënim shumë më të madh për vendet perëndimore, sa i përket aktiviteteve të spiunazhit.

Pompeo në një intervistë për BBC tha se kohën e fundit vërehet një numër gjithnjë e në rritje të përpjekjeve të spiunazhit kibernetik me të cilin Kina po përpiqet të vjedhë informacione nga fusha e tregtisë nga SHBA-ja.

Për përpjekjet e spiunazhit në shënjestër të të cilave janë administrata publike dhe private, institucionet arsimore dhe shëndetësore, Pompeo tha se ata janë shtrirë edhe në Britaninë e Madhe dhe në vendet e tjera evropiane, transmeton aa.

“Jemi dëshmitarë të përpjekjeve mjaft intensive të spiunazhit që synojnë vjedhjen e informacioneve nga SHBA. Jemi dëshmitarë të infiltrimit të spiunëve në institucionet amerikane të cilët për nevojat e Qeverisë së Kinës do të vjedhin informacione nga SHBA-ja”, tha Pompeo.

Në vijim Pompeo tha se “Këtë ne e shohim në shkollat ​​tona, spitalet dhe qendrat mjekësore. Ne e shohim këtë edhe në institucionet amerikane. Këto aktivitete janë përhapur edhe në Britani të Madhe dhe në pjesën tjetër të Evropës”.

Sipas tij, në aspektin e madhësisë së ekonomisë kineze “gjurma e Kinës” është përsëri më e madhe se ajo e Rusisë sa i përket këtyre operacioneve.

Shefi i CIA-s theksoi se vendet perëndimore duhet të investojnë shumë më tepër përpjekje të përbashkëta për t’i bërë ballë Kinës. /KosovaPost/.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko