Skip to content

Shefi i diplomacisë së Finlandës beson në adresimin e shqetësimeve të Turqisë

Ministri i Jashtëm i Finlandës, Pekka Haavisto deklaroi se organizata terroriste PKK është e ndaluar në Suedi dhe në Finlandë dhe shpresojnë se mund t’i adresojnë shqetësimet e Turqisë lidhur me këtë”.

Duke folur për (AA) në margjinat e mbledhjes vjetore të Forumit Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës, Haavisto rikujtoi se në procesin e anëtarësimit në NATO kanë krijuar një grup pune mes Turqisë, Finlandës dhe Suedisë.

Ai theksoi se mes dy vendeve deri më tani janë mbajtur dy mbledhje. Haavisto tha se mbledhjen e tretë do ta zhvillojnë në fillim të këtij viti.

Kryediplomati finlandez tërhoqi vëmendjen se në mbledhjet e deritanishme kanë diskutuar për çështjet me interes për Turqinë, përfshirë praninë e organizatës terroriste PKK në vendet tjera. “PKK është organizatë e ndaluar në Suedi dhe në Finlandë. Shpresojmë që mund t’i adresojmë shqetësimet e Turqisë lidhur me këtë”, u shpreh ai.

“Zhvillojmë bisedime me mikun tim të mirë Mevlüt Çavuşoğlu. Bisedojmë lidhur me zhvillimet e fundit në Ukrainë dhe Afganistan, për pranimin në NATO. Kemi komunikim të drejtpërdrejtë dhe të mirë. E di që tani është në SHBA. Pavarësisht se çfarë marrëveshje do të arrihet mes SHBA-së dhe Turqisë (lidhur me çështjen e F-16) mund të kontribuojë në procesin e pranimi tonë”, tha Haavisto duke shtuar se vizitat mes vendeve do të vazhdojë.

Ai pretendon se edhe Suedia bën gjithçka lidhur me çështjen e luftës kundër terrorit. “Ka edhe ide që Finlanda dhe Suedia të vlerësohen veç e veç, por është e vështirë nxjerrja e Suedisë nga karta dhe vlerësimi i sigurisë së rajonit në atë mënyrë”, theksoi Haavisto.

Burimi: AA