Pas rastit të shefit të Epidemiologjisë në Bulqizë, Afrim Sula, i cili rezultoi me Covid-19, gjatë ditës së sotme janë izoluar edhe 8 persona të tjerë.

Burime për Top Channel-in, pranë Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Bulqizë bëjnë me dije se sot janë izoluar 3 persona, të cilët janë pjesë e personelit të këtij institucioni, si dhe 5 persona të afërm të 50-vjeçarit, të cilët kanë patur kontakt me personin e infektuar me koronavirus.

8 personave u është marrë tampon, ku dhe priten rezultatet e analizave për t’u vërtetuar nëse janë apo jo të prekur.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re