Skip to content

Shefi i kabinetit të Shtëpisë së Bardhë rezulton me COVID-19

Shefi i stafit të Shtëpisë së Bardhë, Mark Meadows u tregua pozitiv për Covid-19, tha një burim i njohur me diagnozën për NBC News të premten.

Lajmi vjen ndërsa SHBA ka regjistruar për të tretën ditë me radhë më shumë se 100,000 raste të reja, duke thyer rekorde të mëparshme.

Kjo vjen gjithashtu ndërsa Presidenti Donald Trump dhe disa prej aleatëve të tij po ngrenë procese gjyqësore në lidhje me zgjedhjet dhe po bëjnë pretendime për mashtrim të votuesve për të luftuar mundësinë e një presidence të Joe Biden. Nuk është e qartë se kur Meadows ka rezultuar pozitiv.

Trump e emëroi Meadows shefin e tij të ri të shtabit në mars. Meadows, 61 vjeç, një ish-kongresist i Karolinës së Veriut dhe njëherësh udhëheqës i Grupit të Lirisë së Dhomës së Përfaqësuesve, është një besnik i vjetër i Trump.

/faxweb