Skip to content

Shefi i OKB-së përshëndet bisedimet e raportuara në Turqi midis zyrtarëve amerikanë dhe rusë

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres, bisedimet e raportuara midis zyrtarëve rusë dhe amerikanë, që po zhvillohet në kryeqytetin Ankara të Turqisë, i ka quajtur “shumë pozitive” dhe një “zhvillim jashtëzakonisht të rëndësishëm në lidhje me të ardhmen”.

Duke folur në një konferencë për media në margjinat e samitit G20 në Bali të Indonezisë, Guterres tha se OKB-ja nuk është e përfshirë në bisedimet që u raportua se mbahen midis zyrtarëve amerikanë dhe rusë.

“Mendoj se është shumë pozitive që SHBA-ja dhe Rusia kanë bisedime, sepse ky është një zhvillim jashtëzakonisht i rëndësishëm në lidhje me të ardhmen. Por ne nuk jemi të përfshirë”, tha Guterres.

Në lidhje me zgjerimin e iniciativës për drithërat e Detit e Zi, Guterres shprehu shpresë për një takim midis delegacioneve të Ukrainës dhe Rusisë në samit.

“Ka pasur shumë përparim me heqjen e pengesave ndaj eksportit rus të ushqimit dhe plehrave bujqësore. Unë shpresoj që përpjekjet tona të vazhdojnë të jenë të suksesshme dhe të jenë në gjendje të heqin pengesat e fundit”, tha ai.

Shefi i OKB-së po ashtu shprehu shpresë për zgjerimin e nismës së drithërave të Detit të Zi, pasi eksportet që ajo mundëson janë “jashtëzakonisht të rëndësishme për botën e sotme”.

Burimi: AA