Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres, ka shprehur “shqetësim të thellë” për humbjen dramatike të jetëve në spitalet në Gaza me sulmet e vazhdueshme izraelite.

“Sekretari i përgjithshëm është thellësisht i shqetësuar nga situata e tmerrshme dhe humbjet dramatike të jetëve në disa spitale në Gaza”, tha në një konferencë për media zëdhënësi i shefit të OKB-së, Stephane Dujarric.

Dujarric tha se “në emër të njerëzit” shefi i OKB-së bën thirrje për një armëpushim të menjëhershëm.

Ai shtoi se Guterres vazhdon të bisedojë me një “shumëllojshmëri bashkëbiseduesish dhe kolegësh” të tij në terren.

Kohëve të fundit, sulmet izraelite kanë shënjestruar afërsinë e spitalit kryesor të Gazës ‘Al-Shifa’. Ushtria izraelite pretendoi se Hamasi ka një qendër komandimi nëntokësore të vendosur nën spital, një akuzë e mohuar kategorikisht nga grupi i rezistencës palestineze.

Izraeli ka nisur sulme të pamëshirshme ajrore dhe tokësore në Rripin e Gazës që nga një ofensivë ndërkufitare nga Hamasi më 7 tetor.

Që atëherë, të paktën 11.240 palestinezë janë vrarë, përfshirë mbi 7.800 fëmijë dhe gra, si dhe mbi 29.200 të tjerë janë plagosur.

Gjithashtu mijëra ndërtesa, përfshirë spitale, xhami dhe kisha, janë dëmtuar ose shkatërruar në ofensivën izraelite.

Ndërkohë, sipas shifrave zyrtare, numri i të vdekurve izraelitë është gati 1.200.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re