Shtetet e Bashkuara shumë shpejt do të dërgojnë ndihmë shtesë të sigurisë në Tajvan, tha sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin.

 

“Shtetet e Bashkuara shumë shpejt do të ofrojnë ndihmë shtesë të sigurisë për Tajvanin përmes autoritetit të tërheqjes presidenciale, që Kongresi ka autorizuar vitin e kaluar”, tha Austin para ligjvënësve.

 

Autoriteti i tërheqjes presidenciale është një mekanizëm që ofron ndihmë të sigurisë dhe përmes tij janë dërguar edhe armatime për Ukrainën.

 

Më herët gjatë këtij muaji, Reuters ka raportuar se administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, përmes këtij mekanizmi planifikon të dërgojë ndihmë ushtarake në Tajvan në vlerë prej 500 milionë dollarësh, raporton REL.

Tajvani është ishull vetëqeverisës, që Kina pretendon se është pjesë e saj dhe Pekini nuk e ka përjashtuar përdorimin e forcës për të rimarrë nën kontroll ishullin.

 

Që nga viti 1979, raportet SHBA-Tajvan janë vendosur në bazë të Aktit të Raporteve me Tajvanin, që ofron bazë ligjore për t’i dhënë Tajvanit mjetet e nevojshme për të mbrojtur veten, por nuk thotë se SHBA-ja do t’i ndihmojë Tajvanit në rast të ndonjë sulmi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re