Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu kanë pritur shefin e Pfizer Albert Bourla për të vizituar një pikë qendrore vaksinimi.

Ata ishin në arenën kombëtare “Air Albania”, ku shefit të Pfizer i bëri përshtypje fakti që ka të rinj që kanë shkuar për të bërë vaksinën. Manastirliu i shpjegoi se janë studentët që duhet të vaksinohen sepse do hapen Universitetet javën e ardhshme.

Rama: Ky është vendi i parë ku e kemi nisur se ishte vend i hapur dhe siguronte mbajtjen e distancës. Ishte mirë sepse për këtë fushatë, njerëzit mund të vijnë pa asnjë regjistrim, me kartë identiteti dhe të merrnin dozën e vaksinës.

Manastirliu: Të gjithë të dhënat regjistrohen në e albania, platforma që ka mundësinë e ndërveprimit  me pasaportën e BE-së.

Ndërsa pritet që 500,000 doza të vaksinës Pfizer të mbërrijnë në mesin e tetorit, teksa kemi marrë tashmë garancinë nga kompania, për një tjetër kontratë të sigurtë me Pfizer gjatë vitit të ardhshëm.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re