Sokol Jareci që mban postin e shefit të sektorit të arbitrave në FSHF-së flet edhe për risitë në rregullore, por zbulon se sistemi “VAR” do të jetë edhe në Shqipëri… “Java e parë ka pasur me një performancë të mirë të gjyqtarëve. Shpresojmë që të vazhdojë dhe të ketë sa më pak polemika.”

Rregullat

“Risi është ndryshimi i rregullave të futbollit, ashtu siç ndodh edhe në tërë Botën. Kujtojmë që në vitin 2016-2017 u bë revolucion me rregullat e reja në zonën e penalltisë. Prekjet e topit me dorë nga sulmuesit vazhdojnë që të jenë problematike, madje edhe mediat e bëjnë bujë. Shumë mendojnë se çdo prekje topi me dorë është faull por nuk është e vërtetë, me ndryshimet në rregullore. Me ndryshimet e reja do të vazhdojë jo vetëm në Superiore, por edhe në Kategorinë e Parë dhe të Dytë.  Ne kemi arbitra në moshë shumë të re, madje prej dy vitesh që kemi akademinë e gjyqtarëve numri po rritet”.

Sistemi “VAR”

“Si diçka e rë “VAR-i” është në hapat e para, do kohën e vet të implementimit. VAR do të jetë shumë shpejte dhe në Shqipëri. Kemi aplikuar edhe në FIFA. Mendoj se në sezonin 2021-2022 sistemi VAR do të jetë prezent edhe në Superiore. Momentalisht jemi 3 gjyqtarë që do të përfshihen në sistemin “VAR”.  Janë Enea Jorgji si kryesor së bashku me Ridiger Çokaj apo dhe me Denis Rexha. Dua të theksoj se gjyqtarët këtu kanë bagazhin e duhur, kanë arsimimin e duhur, kështu që nuk mund të ketë paragjykime që shpesh janë të çekta për nga niveli i tyre”, – tha Jareci në prononcimin e dhënë për “Supersport”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re