Shefi i Shtabit të Përgjithshëm në Shqipëri, gjenerallejtënant Arben Kingji, ka vizituar në SHBA Shefin e Byrosë së Gardës Kombëtare, Gjeneralin Steve Nordhaus në Washington, DC.
Siç njofton Ambasada Amerikane në Tiranë, takimi u zhvillua për të nënvizuar lidhjet 24-vjeçare të bashkëpunimit të sigurisë midis Gardës Kombëtare të Nju Xhersit dhe Forcave të Armatosura Shqiptare përmes programit të partneritetit të Departamentit të Mbrojtjes.
“Kjo marrëdhënie bashkëpunimi për sigurinë ndërmjet aleatëve të NATO-s rrit gatishmërinë dhe ndërveprueshmërinë e forcave tona të armatosura përkatëse për të na bërë më të fortë së bashku”, thuhet në njoftim.
Reagimi i Ambasadës së SHBA
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm në Shqipëri, gjenerallejtënant Arben Kingji vizitoi Shefin e Byrosë së Gardës Kombëtare të ShBA, Gjeneralin Steve Nordhaus në Washington, DC për të nënvizuar lidhjet 24-vjeçare të bashkëpunimit të sigurisë midis Gardës Kombëtare të Nju Xhersit dhe Forcave të Armatosura Shqiptare përmes programit të partneritetit të Departamentit të Mbrojtjes.
Kjo marrëdhënie bashkëpunimi për sigurinë ndërmjet aleatëve të NATO-s rrit gatishmërinë dhe ndërveprueshmërinë e forcave tona të armatosura përkatëse për të na bërë më të fortë së bashku.
Albanian Chief of Defense Lieutenant General Arben Kingji visited U.S. Chief of the National Guard Bureau General Steve Nordhaus in Washington, DC to underscore 24 years of security cooperation ties between the New Jersey National Guard and Albanian Armed Forces through the…
— U.S. Embassy Tirana (@USEmbassyTirana) April 15, 2025